Interi bën gati ofertën për talentin italian

3 Prill 2026, 00:00 / SPORT ALFA PRESS

Interi bën gati ofertën për talentin italian

Interi vijon të punojë për ndërtimin e së ardhmes në krahun e djathtë, duke vendosur në krye të listës së objektivave talentin italian Marco Palestra. Megjithatë, operacioni paraqitet gjithnjë e më kompleks për shkak të rezistencës së Atalantës dhe konkurrencës në rritje nga klubet e Premier League.

Presidenti Giuseppe Marotta e konsideron 21-vjeçarin si profilin ideal për të hapur një cikël të ri në atë krah, duke parë tek ai pasuesin natyral të Denzel Dumfries. Palestra, i cili ka shkëlqyer te Cagliari, është në pronësinë e bergasmaskëve dhe vlerësohet si një talent premtues.

Interesi për lojtarin nuk mungon as në Itali, me Juventus që po ndjek nga afër situatën, ndërsa ofertat e mundshme nga Anglia rrezikojnë të ndezin një ankand të vërtetë. Nga ana tjetër, drejtuesit e Atalantës mbeten të palëkundur: lojtari konsiderohet pjesë kyçe e projektit dhe nuk është në shitje, pavarësisht se zikaltërit janë gati të vendosin në tavolinë rreth 35 milionë euro.

Në këtë skenar të ndërlikuar, Inter mban të hapur edhe një alternativë. Emri që qarkullon në sfond është ai i Moussa Diaby, një profil me karakteristika të ndryshme, por shumë i vlerësuar nga stafi teknik. Francezi, aktualisht te Al-Ittihad Club, është i gatshëm të rikthehet në futbollin elitar evropian.

 

Po ndodh...