Paralajmërimi amerikan për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

2 Prill 2026, 21:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Paralajmërimi amerikan për sulme iraniane, Zogaj: Mund të

Analisti Preç Zogaj, duke komentuar paralajmërimin e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë për shtetasit e vet për sulme të mundshme nga qarqe të lidhura me Iranin, u shpreh se kjo nuk është një deklaratë boshe, por që paralajmërojnë rreziqe nga grupet iraniane.

“Deklaratë rutinë nga ato që bën ambasada, kur paralajmëron shtetasit e vet. Por kjo nuk është kaq rutinë, mendoj se një deklaratë që përfshin shtete ndërluftuese dhe palë ndërluftuese, është në sintoni për të mos thënë se ka marrë një pjesë të tekstit nga DASH. Pra nuk duket se është deklaratë kot.

Unë kam parë mediat e huaja dhe nuk kam parë si lajm. Por po të ishte dhënë, së paku në Itali do të publikohej.

Mendoj se është një deklaratë, që paralajmëron për rrezik të grupeve iraniane, nuk ka lidhje me atë që po ndodh sot në teatrin e luftimeve, që është SHBA me Iranin dhe Izraeli.

Ata kanë shumë fronte dhe nuk mendoj se kanë në fokus Shqipërinë, madje as muxhahedinët.

Por megjithatë, mund të ketë skenar, edhe nga forca të treta dhe armiqësore ndaj Shqipërisë, që mund të përdorin këto celulat e fshehura.

Është deklaratë paralajmëruese, që nuk duhet nënvlerësuar por as të ngjallë panik"- tha Zogaj.

 

Po ndodh...