“Kemi punuar fortë dhe për një kohë të gjatë”- Rama nga Brukseli: Jemi fanatikë të BE-së dhe si të tillë s’mund të vëmë veto për vendimet e Unionit

Kryeministri Edi Rama foli pak para nisjes së konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, duke thënë se Shqipëria ka punuar fortë dhe gjatë për të qenë në këtë moment historik ku ndodhet sot, dhe për të vijuar më tej me procesin e integrimit.
“Një moment i rëndësishëm për anëtarësimin. Është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë. Është një moment ku gjysma e punës nëse do e them kështu, ku gjysma e kapitujve të hapur do mbyllet dhe gjysma tjetër e mbyllur do hapet”, tha ai.
I pyetur në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të BE-së ai tha se ai ka qenë gjithmonë me qasjen që Unioni të shtrihej më tej.
“Unë në fakt kam qenë, i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin siç ka ndodhur më parë, nuk është aty në kryeqytetet e rëndësishme dhe nga ana tjetër është e qartë se nëse bëhet siç duhet është gjeja e duhur, duhet të konceptohet ashtu siç duhet, nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë, por me një union realpolitik dhe një rrugëtim të anëtarësimit me të drejta të plota”, u shpreh ai.
Kurse për çështjen e vetos në BE për anëtarësimet apo anëtarësimin e Shqipërisë pa të drejtë vetoje, ai shpjegoi se shqiptarët janë fanatikë të BE-së dhe s’mund t’i vendosin veto Unionit.
“Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE, kështu që nuk ndjejmë kënaqësi që të kemi veto, duke qenë vendi më pro BE-së dhe euroatlantik evropian, ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së”, përfundoi Rama.
Sot (26 maj) nis edhe faza e mbylljes së kapitujve negociues. Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel lidhet me raportin e IBAR dhe nisjen e fazës përmbyllëse të negociatave dhe grupkapitujve për Shqipërinë.
Në këtë mënyrë Shqipëria zhvillon konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian për grupkapitullin e “Themeloreve”, që është një hap drejt procesit të rëndësishëm për mbylljen e plotë të negociatave deri në vitin 2027, afat i vendosur nga Brukseli.
Konferenca ndërqeveritare vjen pas vendimit të miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), i cili konfirmon plotësimin e Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin “Themelorët”, si dhe përcakton Kushtet për Mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.
-Ora 18:50 Kryeministri Rama dhe delegacioni do të mbërrijë në Këshillin e Evropës.
-Ora 19:00 – Nisja e Konferencës Ndërqeveritare;
-Në përfundim të takimit (rreth orës 20:15) – Konferencë për shtyp
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128