“Këto i ke për Koço Danaj, Titin dhe Haxhinaston…”, letrat me shkrim dore të ish-Presidentit Meta nga burgu për bashkëpunëtorët e tij

Në pamundësi për ti takuar në paraburgim, e vetmja alternativë e ish- Presidentit Ilir Meta për të komunikuar me bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij është shkrimi i letrave me dorë.
Në fotot e mëposhtme, duken disa letra dhe kartolina që kreu i Partisë së Lirisë ka shkruar për Koço Danajn, Edmond Haxhinaston dhe Petrit Vasilin.
Prej gati dy vitesh kreu i PL-së, ndodhet në paraburgim dhe SPAK-u ka refuzuar çdo kërkesë të bashkëpunëtorëve të tij për ta vizituar në qelinë e burgut.
Së fundmi Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë duke i kërkuar të lirohet.
Ai ka kërkuar zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të butë sigurimi.
Ndërkohë, një javë më parë, Gjykata e Posaçme e refuzoi sërish ish-presidentin Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar të gjitha opsionet, edhe garanci pasurore prej 50 mijë eurosh, edhe arrest shtëpie, edhe lirim të menjëhershëm.
FOTO


Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128