Konferenca Shqipëri-BE/ Ambasadori, Karl Bergner: Gjermania mbështet anëtarësimin, vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit…

26 Maj 2026, 20:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Konferenca Shqipëri-BE/ Ambasadori, Karl Bergner: Gjermania mbështet

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ka përshëndetur arritjen e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin “Fundamentals”, gjatë Konferencës Ndërqeveritare të zhvilluar sot mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Bruksel.

Në deklaratën e tij në Facebook, diplomati gjerman e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke përgëzuar qytetarët shqiptarë, si edhe përfaqësuesit e politikës, administratës dhe drejtësisë për angazhimin e tyre në këtë drejtim.

“Respektimi i pavarësisë së drejtësisë dhe lufta pa pengesa e korrupsionit edhe në raste të nivelit të lartë janë kushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Këtu bën pjesë edhe fakti, që vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e komisionit të Venecias”, shprehet ai.

Me rastin e Konferencës Ndërqeveritare të ditës së sotme me Shqipërinë në Bruksel, Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner u shpreh:

Po ndodh...

ide