Konferenca Ndërqeveritare, Raouna: Reformat maten me zbatimin efektiv të tyre

26 Maj 2026, 20:51 / POLITIKË ALFA PRESS

Konferenca Ndërqeveritare, Raouna: Reformat maten me zbatimin efektiv

Nga Konferenca 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, pak pas përfundimit të saj, u mbajt konferenca për shtyp mes palëve, ku fjalën hapëse e mbajti përfaqësuesja e Presidencës së Qipros, Zëvendësministrja për Çështjet Europiane, Marilena Raouna.

Ajo ishte e shoqëruar nga Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos dhe kryeministri Edi rama.

Raouna u shpreh se BE dhe KE mbështesin integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë dhe mbështesin reformat e mëtejshme, pa prekur shtetin e të drejtës, atë ligjor, pavarësinë e drejtësisë dhe kërkoi më shumë luftë ndaj korrupsionit.

“Përkushtim dhe reformat, reforma të vështira. Procesi i anëtarësimit është me vlerë dhe është treguar angazhim për bashkëpunim evropian. Grupkapitulli i Themeloreve mbetet në themel të negociatave, miratimi i reformave matet me zbatimin e tyre efektiv, bilanc të konsoliduar, rezultate të prekshme dhe që janë të dukshme Shteti i të drejtës, lufta ndaj korrupsionit, mbrojtja e të drejtave themelore, përfshi ato të pakicave, shteti ligjor”, tha zyrtarja e lartë e BE gjatë konferencës.

Më tej përfaqësuesja e Qipros tha se BE pret me padurim që reformat të vazhdojnë me shpejtësi dhe ritmet që ka pasur deri në këtë gur kilometrik.

“BE pret me padurim për të vazhduar këtë grupreformave me të njëjtin ritëm që e ka sjell Shqipërinë në këtë gur kilometrik sot. KE mbetet tërësisht i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në këtë proces dhe presidenca e Qipros gjithashtu do e mbështet me të njëjtin përkushtim dhe shpejtësi”, tha Raouna.

Po ndodh...

ide