Konferenca Ndërqeveritare/ Marta Kos me superlativa për SPAK: Institucioni më i besueshëm!
Komisionerja Europiane për Zgjerimin Marta Kos, nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke theksuar se vendi ka bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave, veçanërisht në fushën e drejtësisë.
Kos deklaroi se reformat në drejtësi kanë sjellë rezultate konkrete, duke përmendur procesin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, si edhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.
Sipas saj, krijimi i SPAK-ut ka qenë një ndër zhvillimet më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Kemi pasur ngritjen e SPAK-ut, strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është institucioni flamurtar antikorrupsion në Shqipëri, i cili ka vërtetuar që mund të japë rezultate dhe të bëhet institucioni më i besuar në Shqipëri”, deklaroi Komisionerja.
Në fjalën e saj, ajo shtoi se Bashkimi Europian tashmë ka përcaktuar edhe objektivat përfundimtare për kapitujt më të rëndësishëm që lidhen me shtetin e së drejtës, drejtësinë, antikorrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos: Jemi këtu për të shënjuar një hap të madh të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, pas Malit të Zi. Në vitin 2024, Shqipëria është e dyta nga vendet tona kandidate që ka plotësuar piketat e ndërmjetme të shtetit të së drejtës, të caktuara në vitin 2024. Dhe kjo është një arritje për t’u kremtuar, është vlerësim i punës së madhe prej më shumë se një dekade, sepse nuk është diçka që ndodh brenda ditës.
Kështu që, kur konfirmojmë këto piketa të ndërmjetme për shtetin e së drejtës, konfirmojmë që puna juaj në këtë fushë ka qenë e suksesshme. Janë miratuar ligje për të mbrojtur të drejtat themelore dhe grupet në nevojë. Hapa vendimtarë janë hedhur për t’u siguruar që të gjithë shqiptarët të kenë të drejtë për një proces të rregullt ligjor.
Kemi parë vettingun e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ngritjen e institucioneve të reja të qeverisjes së gjyqësorit, që kanë ulur ndikimin e politikës në gjyqësor. Kemi pasur ngritjen e SPAK-ut, strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është institucioni flamurtar antikorrupsion në Shqipëri, i cili ka vërtetuar që mund të japë rezultate dhe të bëhet institucioni më i besuar në Shqipëri.
Kjo reflekton mbështetjen e fortë të popullit shqiptar për reforma të thella në sistemin e drejtësisë. Dhe fuqia transformuese e anëtarësimit në BE duhet, më së pari dhe mbi të gjitha, të ndihet nga shqiptarët vetë.
Ky është një themel i fortë për të punuar mbi të, për të arritur këtë rrugë kilometrike. Sot ne po vendosim me vetëbesim termat e rrugëtimit përfundimtar drejt anëtarësimit në BE. Sot kemi vendosur objektivat e fundit. Shtetet anëtare kanë përcaktuar piketat mbyllëse për kapitujt më të rëndësishëm, për shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, për sistemin e drejtësisë, antikorrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar….
Ne vijojmë të mbështesim punën e Shqipërisë për mbylljen e negociatave në vitin 2027. Pritet progres i mëtejshëm. Mbetemi te Shqipëria për të konsoliduar reformat dhe kjo duhet të përfshijë të gjitha forcat politike dhe shoqërinë civile në vend.
Është koha të përmbushim pritshmëritë e shqiptarëve. Më shumë se 90 % e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE. Kremtoni arritjen dhe le t’i kthehemi menjëherë punës. Prej jush sa më shumë kapituj të mbyllen në rrugëtimin e anëtarësimit të Shqipërisë, aq më i suksesshëm do të jetë edhe bashkëpunimi me BE-në.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128