Babai i tij deklaroi se Vis Martinaj është vrarë në Durrës, reagon ministri i Brendshëm: Do të kërkonte përfshirjen e një titullari politik...

3 Prill 2026, 11:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Babai i tij deklaroi se Vis Martinaj është vrarë në

Pak ditë më parë babai i Ervis Martinaj ka lëshuar akuza në drejtim të institucioneve të drejtësisë sa i takon fatit të djalit të tij.

Ai tha për mediat se djali i tij ishte ekzekutuar në Durrës.

Por sot ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i pyetur nga gazetarët në lidhje me misterin e zhdukjes së tij nuk dha asnjë informacion.

Ai deklaroi se si titullar politik nuk mund të përfshihet në këtë çështje, por theksoi se informacionet i disponojnë oficeri i policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes.

“Kjo ngjarje që ju referoni është një ngjarje konkrete që do të thotë se kërkesa juaj për koment nga ana ime nuk mund të adresohet sepse do të kërkonte përfshirjen e një titullari politik në çështje operacinale. Vlerësimin mbi nivelin e hetimeve të bëra nga policia e shtetit e bën vetëm prokurori i çështjes. Këto informacione i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe hierarkia e tyre dhe porositë e deleguara nga prokurori i çështjes që bëjnë vlerësimin e nivelit të hetimit. Kështu që nuk mund të ketë asnjë koment nga ana ime aq më tepër për afate, sepse afatet përcaktohen nga kompleksiteti i çështjes”, tha ministri i Brendshëm.

Ndërkohë Mustafa Martinaj i cili u paraqit për herë të parë në Gjykatën e Posaçme, nuk hezitoi të thotë se fatin e ish-bosit të lojërave të fatit, e dinë të gjithë, përveç medias e Prokurorisë.

“Djali im është ekzekutuar në Durrës. Jam babai i tij, ndaj e di. Për këtë çështje kam dhënë shpjegime para agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ku jam paraqitur me iniciativën time. Kam ardhur vetë 2 muaj pas zhdukjes së Ervis Martinajt në gusht të vitit 2022”, tha Mustafa Martinaj.

 

Po ndodh...

ide