Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga furgoni i policisë, momenti kur kryebashkiaku Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur pak minuta më parë në Gjykatën Administrative, të cilës ai është drejtuar me kërkesë për pavlefshmërinë e dekretit të presidentit Bamir Topi, që i ka dhënë Ol Dados statusin prokuror.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, Erion Veliaj ka mbërritur rreth orës 13:00 në ambientet e gjykatës, i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, me pranga në duar dhe një libër.
"Sipas kërkesëpadisë, emërimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin nr. 8737/2001, pasi subjekti i emëruar nuk plotësonte as kriteret e përgjithshme dhe as ato të posaçme të përcaktuara nga ligji për ushtrimin e funksionit të prokurorit", thuhet në kërkesën e Veliaj.
Ai kërkon nga togat e zeza që të rrëzojnë një Dekret të Presidentit të Republikës, të vitit 2008, i cili i ka dhënë Ols Dados statusin Prokuror.
Sipas Erion Veliajt, Dado nuk duhet të jetë prokuror, ndaj këmbëngul se nëse një funksion kaq i rëndësishëm mund të ushtrohet jashtë kritereve ligjore, atëherë vihet në kërcënim të drejtpërdrejtë vetë shteti i së drejtës dhe garantimi i të drejtave themelore të qytetarëve.
"Në këtë kuadër, gjykata është thirrur të shprehet mbi një çështje që tejkalon natyrën individuale dhe lidhet drejtpërdrejt me standardet kushtetuese të ushtrimit të pushtetit të akuzës në Republikën e Shqipërisë.
Ky proces përbën një moment të rëndësishëm për të përcaktuar nëse ligji është i barabartë për të gjithë, përfshirë edhe prokurorët, dhe nëse ai është një kriter real për ushtrimin e funksioneve publike, apo një formalitet që mund të anashkalohet në mënyrë selektive”, thuhet në njoftimin e mbrojtjes ligjore të Erion Veliaj.

Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
