Aksident në Ersekë, zetori del nga rruga dhe përmbyset, plagoset drejtuesi

1 Mars 2026, 16:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Ersekë, zetori del nga rruga dhe përmbyset, plagoset
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në hyrje të fshatit Bejkovë, në zonën e Ersekës.

Një zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një tokë djerrë.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili ka marrë dëmtime në pjesën e këmbëve, dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...

ide