Kolapsi në rrugën Librazhd–Prrenjas/ Rama: Zero lidhje me korrupsionin! Gjeologji e vështirë

Edi Rama ka folur këtë të diel mbi degradimin dhe shembjen e aksit Librazhd-Prrenjas, i cili solli dhe izolimin e gjithë juglindjes.
Në podcastin e tij “Flasim”, sipas Ramës, rrëshqitja nuk ka lidhje me korrupsionin, por ka ndodhur për shkak të terrenit malor dhe motit të keq në dimër.
Edhe pse ajo rrugë ka dhjetëra vite që është ndërtuar dhe shembja nisi pikërisht nga punimet dhe gërmimet anës lumit, për Edi Ramën shembja është krijuar për shkak se ky segment ka një gjeologji të vështirë.
“Lidhja e korrupsionit me atë rrëshqitje është zero. Ka një gjeologji të vështirë dhe rrëshqitja nuk ka afektuar aksin e ri, por rrugën e vjetër. Në një vend ku terreni malor janë afektuar ndjeshëm, siç kanë ndodhur në shumë vende, për shkak të reshjeve intensive të këtij dimri. ARRSH ka ndërhyrë menjëherë me masa emergjence, policia e shtetit prani 24 orë për të garantuar sigurinë. Puna intensive për hapjen e rrugës alternative nuk është ndalur asnjë minutë. Duhet garantuar stabilizimi i thelluar për t’i dhënë fund një herë e mirë problemit”, tha Rama.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Me Berishën, sa të jetë Toka, PD nuk fiton!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128