“Shtetas i shquar”/ Putin kundër SHBA-së pas eleminimit të Khameneit: Vrasje Cinike!

1 Mars 2026, 12:58 / BOTA ALFA PRESS

“Shtetas i shquar”/ Putin kundër SHBA-së pas eleminimit

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka reaguar në lidhje me vdekjen e udhëheqësit suprem iranian Ali Khamenei, pas sulmeve ajrore të SHBA-së.

Në një postim në rrjete sociale, Putin ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Khameneit ndërsa e ka cilësuar këtë të fundit si një shtetas të shquar.

Ai thotë se eleminimi i tij ishte cinik dhe një shkelje të të gjitha normave të moralit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare.

“Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të thella në lidhje me vrasjen e udhëheqësit suprem të Republikës Islamike të Iranit… e kryer në shkelje cinike të të gjitha normave të moralit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare”,- shprehet Putin.

Po ndodh...

ide