Vrasja e liderit iranian, Berisha: Lajm i mirë për njerëzimin!

1 Mars 2026, 09:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Vrasja e liderit iranian, Berisha: Lajm i mirë për njerëzimin!

Kryedemokrati, Sali Berisha, e ka cilësuar vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, një lajm të mirë për njerëzimin.

Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se ky është një lajm i mirë jo vetëm për kombin iranian, por për mbarë njerëzit e lirë në mbarë botën, ndërsa shton se pas vrasjes së tij, populli iranian duhet të fitojë lirinë e mohuar për dekada nga regjimi.

“Lajmet tashmë nga shumë burime konfirmojnë vrasjen e diktatorit mizor të Teheranit, Ayatollah Khamenei nga bombardimi i bunkerit të tij nga aviacioni Amerikano-Izraelit. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për kombin iranian, por për mbarë njerëzit e lirë në mbarë botën.

Urojmë që pas vrasjes së tij dhe eleminimit të dhjetëra zyrtarëve të tjerë të regjimit teokratik të Ayatollahëve, populli iranian të fitojë lirinë e mohuar për dekada nga ky regjim”,- shkruan Berisha në fb.

Po ndodh...