Futbollisti 16-vjeçar shqiptar që na e “vodhi” SHBA shkëlqen përsëri në MLS, jep asist në ndeshjen e dytë radhazi

28 Shkurt 2026, 23:51 / SPORT ALFA PRESS

Futbollisti 16-vjeçar shqiptar që na e “vodhi” SHBA

Adri Mehmeti po kthehet shumë shpejt në një nga emrat më të lakuar në kampionatin e MLS, ku këtë vit e ka nisur si titullar me Nju Jork Red Bulls edhe pse është vetëm 16-vjeçar.

Futbollisti shqiptar ka shkëlqyer edhe sot në ndeshjen e dytë radhazi që luan për ekipin e tij, duke e ndihmuar në fitoren 1-0 ndaj Nju Inglënd. Po ashtu si në ndeshjen e parë kundër Orlandos, Mehmeti ia doli të linte shenjën e tij, duke dhënë një asist për një tjetër adoleshent, Holl, i cili shënoi golin e vetëm të takimit.

Mehmeti ka qenë pjesë e përfaqësueses U15 të Shqipërisë në vitin 2023, por më pas ka vendosur të përfaqësojë ekipet e grupmoshave të SHBA. Me paraqitjet e tij në MLS, parashikohet që shumë shpejt Mehmeti të thirret edhe në përfaqësueset e moshave më të rritura.

Po ndodh...

ide