Inter lë pas eliminimin e hidhur në Champions, mposht Genoan, +13 pikë larg Milanit

28 Shkurt 2026, 23:04 / SPORT ALFA PRESS

Inter lë pas eliminimin e hidhur në Champions, mposht Genoan, +13

Interi kuron plagët e eliminimit në Ligën e Kampioneve nga Bodo/Glimt me fitoren ndaj Genoas, e vlefshme për javën e 26 të Serie A duke regjistruar fitoren e 8 radhazi në kampionat.

Në San Siro zikaltrit iu imponuan skuadrës së Daniele De Rossit duke e mundur me rezultatin 2-0 dhe duke e çuar për momentin diferencën me Milanin në 13 pikë në krye të klasifikimit.

Interi krijoi raste në pjesën e parë dhe arritën të godasin edhe shtyllën me Mkhitaryan, më pas Bijloë bëri një ndërhyrje fantastike ndaj një gjuajtje me kokë të Bonny. Në minutën e 31, të besuarit e Chivu zhbllokuan rezultatin. me Dimarcon që shënoi pas një asisti të Mkhitaryan.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 të Interit, ndërsa në 45 minutat e dytë u aktivizua edhe Calhanoglu që la gjurmën e tij në këtë ndeshje. Në minutën e 70 mesfushori turk ekzekutoi saktë një penallti të shkaktuar nga Amorim për prekje të topit në zonë duke e çuar rezultatin 2-0 për Interin që shkon në kuotën e 67 pikëve, ndërsa Genoa  mbetet me 27 pikë dhe është 3 pikë para Lecces në vendin e 18.

 

Po ndodh...

ide