Aksident pranë Paraburgimit të Elbasanit/ Tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, rreth 9 kilometra larg qytetit të Elbasanit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Sipas BW, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:55 në aksin rrugor Rrethrrotullimi i Bradasheshit – Balldren, pranë mbikalimit të Paraburgimit. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një tentativë për parakalim, e cila ka sjellë përplasjen e dy automjeteve dhe më pas humbjen e kontrollit të drejtimit, duke bërë që njëri prej tyre të dalë nga rruga.
Si pasojë kanë raportohet për tre të plagosur, njëri prej të cilëve ka pësuar plagë të shumta dhe fraktura, duke e bërë gjendjen e tij shëndetësore të rëndë.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore të specializuar.
Policia ndodhet në vendngjarje.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128