Aksident tek “Ish-Ekspozita”/ Humbi kontrollin e automjetit, 46-vjeçari përplas tre automjete

8 Korrik 2025, 14:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident tek “Ish-Ekspozita”/ Humbi kontrollin e automjetit,

Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e sotme në zonën e ish-Ekspozitës në Tiranë, ku një 46-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit për shkak të problemeve shëndetësore dhe si pasojë ka shkaktuar përplasje me tre automjete të tjera.

46-vjeçari  është  dërguar  në spital dhe ndodhet  nën kujdesin e mjekëve.

Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

Informacion paraprak: Më datë 08.07.2025, rreth orës 11:10, tek ish-Ekspozita, shtetasi S. R., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka patur luhatje tensioni dhe si pasojë ka humbur kontrollin e automjetit duke përplasur me dëme materiale tre automjete. 46-vjeçari, u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...

ide