Artan Fuga ironizon PD-në për “gabimin” me firmat e Avokatit të Popullit: Historia e turpit vazhdon!

14 Dhjetor 2025, 20:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Artan Fuga ironizon PD-në për “gabimin” me firmat e

Akademiku Artan Fuga ka reaguar ndaj debatit politik të ditëve të fundit, lidhur me zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit dhe deklaratën e Partisë Demokratike se firmat e tyre për këtë kandidaturë ishin hedhur gabimisht dhe më pas tërhequr.

Në një status të publikuar në Facebook, Fuga ngre një sërë pyetjesh dhe dyshimesh mbi qëndrimin e demokratëve, duke e cilësuar këtë veprim si “histori turpi” dhe duke e shoqëruar me nota ironike e sarkastike.

“Thonë se ishte gabim që dhanë firmat për atë kandidatin për avokat të popullit, që e emërojnë ata që ky kandidati duhet t’i përballë për të mbrojtur popullin. Por, nuk na thonë as deputetët, as drejtuesit e PD, se përse e bën këtë gabim,” shkruan Fuga.

Reagimi

Historia e turpit vazhdon….

Thonë se ishte gabim që dhanë firmat për atë kandidatin për avokat (hahahaha) të popullit (hahahaha) që e emërojnë ata që ky kandidati duhet t’i përballë (hahahahaha) për të mbrojtur (hahahaha) popullin!

Por, nuk na thonë as deputetët, as drejtuesit e PD, as këta përfaqësuesit e partive popopozitare, se përse e bën këtë gabim!

E bënë për shakà?

Ishin të dehur ose të droguar?

Firmosin fap e fap, hajde kos për të tërë?

Kanë marrë lekë?

Nuk donin avokat populli tamam sepse edhe ata e përbuzin popullin?

Kanë marrë shërbime nga pushteti nën dorë?

Hanë kumbulla mbas kurrizit të kryesisë? Hahahaha: iu hakan edhe këtyre kumbulla pas kurrizit!

Iu janë trashur trutë nga dhjami i deputetit?

Nuk kanë logjikë politike?

Duan t’i marrin partinë e kushërinjve kandidatit?

Firmosin ç’u vënë në tavolinë dhe as denjojnë nga dembelizmi të shohin ç-firmosin?

Kështu firmosin edhe për ligjet, si në bordero?

Nuk ka më drejtim, por secili bën çfarë i vjen në tru dhe secili bën pazare individuale me Non’Dajën?

Këtu nuk shpëtojnë dot më! Ja sheshi, ja mejdani!

Pse? Pse gabuan? Se nuk gaboi njëri, por nja tridhjetë! Duket fare qartë se kanë marrë orientim!

Thellohuni, thellohuni! Se po i merrni lekët nga taksat tona kot! Po shpërdoroni fonde publike! Në grup!

Mua aq më bën! Por, pa nxjerrë se kush i urdhëroi këta për firmë dhe pa e qëruar atë ose ata nga të gjitha forumet, laraska mbet te gracka!

S’ka më demokrat veç ndonjë të fiksuari që iu beson!

Lëre t’u besojnë intelektualët!

 

Po ndodh...