Aksidenti tragjik në “Tiranë-Durrës” me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur, arrestohet 19-vjeçari! Humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri dhe janë plagosur dy të tjerë.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi D. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga.
Nga përplasja e fortë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri E. B., 18 vjeç, banues në Durrës. Ndërkohë, janë plagosur vetë drejtuesi i mjetit dhe një tjetër pasagjer, shtetasi E. Sh., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
– arrestuan shtetasin D. D., 19 vjeg, pasi ditën e djeshme, në autostradën
“Tiranë-Durres”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe per pasoje automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi E.
B., 18 vjeç, banues në Durres, si dhe janë demtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi E. Sh., 19 vjes, te cilét ndodhen ne spital, nen kujdesin e mjekeve
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
