Ambasada e SHBA në Tiranë reagon pas lajmit se Blinken do vizitojë Tiranën: Nuk e konfirmojmë

6 Shkurt 2024, 21:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ambasada e SHBA në Tiranë reagon pas lajmit se Blinken do
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me lajmin e publikuar në media se Shqipërinë në muajin Shkurt do ta vizitojë Sekretari i Shtetit të SHBA Antony Blinken. Përfaqësues zyrtar të ambasadës thanë për Neës 24 se nuk është e konfirmuar ardhja e Blinken në Shqipëri. 

Vizita e parë e një sekretari amerikan shteti në vendin tonë ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991. Ndërsa e dyta vizitë e një tjetër sekretari amerikan shteti ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku mbajti edhe një fjalë në parlamentin shqiptar. Në 2 maj 2003, Colin Poëell u prit asokohe nga kryeministri Fatos Nano, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Ilir Meta. Hilary Clinton më 1 nëntor të 2012 vizitoi gjithashtu Tiranën, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Pasuar nga një tjetër vizitë e John Kerry, më 14 shkurt 2016. Ardhja e Antony Blinken në vendin tonë do të shënojë vizitën e gjashtë të një sekretari shteti të SHBA-së në Shqipëri.

 

Po ndodh...

ide