Beauty Fair Albania rikthehet me edicionin e 8-të në dy katet e Pallatit të Kongreseve

Ka disa evente që nuk janë thjesht data në kalendar, por përvoja që mbahen mend gjatë. I tillë është edhe “Beauty Fair Albania”, i cili këtë vit rikthehet për edicionin e tij të 8-të, në datat 8, 9 dhe 10 maj, në Pallatin e Kongreseve.
“Beauty Fair Albania” është një pikë takimi për industrinë e bukurisë dhe shëndetit, ku prezantohen produkte kozmetike, aparatura estetike, shërbime mjekësore, estetike, farmaceutike dhe dentare, duke krijuar lidhje mes bizneseve dhe publikut.
Një rol të rëndësishëm kanë kompanitë e huaja, që sjellin eksperiencë ndërkombëtare dhe teknologji moderne, duke e kthyer panairin në një urë mes tregut vendas dhe atij global.
Në të dy katet e Pallatit të Kongreseve, vizitorët do të gjejnë energji, prezantime, oferta, çmime të ulëta dhe dhurata të shumta.
“Beauty Fair Albania” mbetet një përvojë që bashkon njerëz, ide dhe vizione.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128