Angli/ Kapet në kokën e një kamioni gruaja me fëmijën, pranga shoferit dhe dy shqiptarëve

24 Mars 2025, 18:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Angli/ Kapet në kokën e një kamioni gruaja me fëmijën,
Sipas komunikatës për media të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), treshja u arrestua nga oficerët e agjencisë mëngjesin e 23 marsit, pasi kamioni mbërriti me një traget nga Hook of Holland në portin e Killingholme në North Lincolnshire.

Ai u kontrollua nga Forcat Kufitare, të cilët po punonin me NCA-në. Gruaja dhe fëmija, të dy shtetas shqiptarë, u gjetën të fshehur në kabinën e kamionit dhe iu dorëzuan autoriteteve të emigracionit.

Shoferi i kamionit, një 36-vjeçar nga Polonia, u arrestua. Ai u akuzua për bashkëpunim në emigracion të paligjshëm dhe pritet të dalë sot para Gjykatës Magjistrale të Grimsby-t.

Menjëherë pas kësaj, dy shqiptarë të moshës 44 dhe 26 vjeç u arrestuan gjithashtu nga oficerët e NCA-së pak milje larg portit ku u ndalua kamioni. Ata ishin nisur me makinë nga zona Hendon e Londrës dhe dyshohej se po shkonin për tek kamioni në të cilin u gjetën gruaja dhe fëmija 6-vjeçar.

44-vjeçari u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërsa 26-vjeçari mbetet në paraburgim pasi besohet se është subjekt i një Njoftimi të Kuq të Interpolit, si pasojë e të cilit ai mund të ekstradohet në Itali, ku dhe kërkohet në lidhje me veprat penale të trafikut të drogës.

“Neutralizimi i krimit të organizuar të imigracionit mbetet një prioritet kryesor për NCA.

Shumë nga grupet e përfshira janë të vendosura jashtë shtetit, ku ka individë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar të përfshirë në këtë lloj kriminaliteti iu them se do kenë vëmendjen e plotë të NCA dhe partnerëve tanë.

Hetimi ynë për këtë incident po vazhdon”, tha Jacque Beer, Shefi Rajonal i Hetimeve të NCA.

Po ndodh...