Armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

14 Shkurt 2026, 11:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 63-vjeçar për armëmbajtje pa leje. I arrestuari është shtetasi Muhamed Çeca, banues në fshatin Kllojkë, Bërzhitë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi:2 armë zjarri (një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta, Municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kllojka” në kuadër të të cilit, u arrestua shtetasi:

-M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Bërzhitë.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri(një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak.”, njofton policia.

Po ndodh...