Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit, bisedimet SHBA-Iran mund të rinisin gjatë fundjavës

Armëpushimi 10 ditor midis Izraelit dhe Libanit ka hyrë në fuqi, ndërsa presidenti i SHBA Donald Trump tha se takimi i ardhshëm me Iranin mund të të zhvillohet gjatë fundjavës, duke shtuar optimizmin se lufta mund të jetë drejt fundit.
Armëpushimi, i njoftuar një ditë më parë nga Presidenti Trump, është konfirmuar nga autoritetet izraelite dhe libaneze. Grupi i mbështetur nga Irani, Hezbollahu e njohu marrëveshjen pa deklaruar shprehimisht respektimin e saj, duke shtuar se veprimet e tij do të varen nga zhvillimet në terren.
Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Izraeli do të ruajë të drejtën e vetëmbrojtjes, por do të pezullojë operacionet sulmuese, ndërsa qeveria libaneze duhet të marrë masa për të parandaluar sulmet kundër objektivave izraelite.
Irani e mirëpriti armëpushimin në Liban, duke thënë se ai ishte pjesë e një mirëkuptimi të arritur me Shtetet e Bashkuara dhe të ndërmjetësuar nga Pakistani, raportuan mediat iraniane, duke cituar një deklaratë nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.
Nëse armëpushimi në Liban hap rrugën për një marrëveshje më të gjerë paqeje me Iranin, kjo do të ishte një fitore e rëndësishme për administratën Trump, e cila deri më tani ka luftuar për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, e cila është strategjikisht e rëndësishme, dhe për të bllokuar rrugën e Iranit drejt një arme bërthamore.
Konflikti midis Izraelit dhe grupit libanez të lidhur me Iranin, Hezbollahut, u rindez nga lufta SHBA-Izrael me Iranin. Hezbollahu hapi zjarr në mbështetje të Teheranit më 2 mars, duke nxitur një ofensivë izraelite në Liban 15 muaj pas konfliktit të tyre të fundit të madh.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Peshorja amerikane!
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128