Zyrtare/ Migjen Basha merr drejtimin e Lausanne-Sport në mision shpëtimi

17 Prill 2026, 00:01 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Migjen Basha merr drejtimin e Lausanne-Sport në mision

Klubi zviceran Lausanne-Sport ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në pankinë në një moment vendimtar të sezonit, vetëm pesë javë para përfundimit të kampionatit.

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, është emëruar trajner i ekipit të parë deri në fund të sezonit, duke marrë një detyrë shumë të vështirë: mbijetesën e skuadrës në elitën e futbollit zviceran.

Basha do të punojë në bashkëdrejtim me Markus Neumayr, i cili gjithashtu do të ketë rol të rëndësishëm në stafin teknik. Vendimi është zyrtarizuar nga klubi, që i ka besuar kësaj dysheje misionin për të stabilizuar skuadrën në javët e mbetura.

Lausanne-Sport ndodhet në një situatë të vështirë në renditje dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria, ndërsa çdo ndeshje e mbetur pritet të jetë vendimtare për fatin e sezonit.

Për Bashën, kjo është një sfidë e re në karrierën e tij si trajner, pas eksperiencës së mëparshme në klub si menaxher talentesh, çka e bën një figurë të njohur brenda ambientit të ekipit.

Po ndodh...