Vajza nga Korça në revistën prestigjoze Forbes, Xhoela Bame renditet në 30 njerëzit nën 30 vjeç me ndikim të jashtëzakonshëm në botë

Xhoela Bame, një kërkuese shkencore nga Korça, është përfshirë nga revista prestigjoze Forbes, në listën e 30 njerëzve nën moshën 30 vjeç, me ndikim të jashtëzakonshëm në nivel botëror. Ajo po shkëlqen në fushën e neuroshkencës si kërkuese shkencore në Universitetin e Oxfordit.
Lajmin e veçantë e jep kryeparlamentari Niko Peleshi, ish-kryetar i Korçës për disa mandate dhe përfaqësues i votuar nga qytetarët në Parlament, Niko Peleshi, i cili thotë se para pak muajsh është takuar me Xhoelën dhe ka mbetur i impresionuar nga biseda.
Xhoela Bame nga Korça, në 30 njerëzit nën 30 vjeç, me ndikim të jashtëzakonshëm në nivel botëror, sipas përzgjedhjes se FORBES.
Xhoela synon të zbulojë misteret që fshihen pas sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri dhe ALS. Ajo ka identifikuar orët biologjike që qëndrojnë pas riparimit dhe plakjes së trurit, ka zbuluar se si të detektojë shenjat e degjenerimit, muaj para se të shfaqen simptoma.
Tani, kërkuesja shkencore e Oksfordit me origjinë nga Korça, po aplikon metodat e saj të mëparshme për të zbuluar ilaçe rigjeneruese për të trajtuar çrregullimet kardiometabolike si pamjaftueshmëria e zemrës për të ndihmuar trupin të shërohet vetë.
"Përgëzime edhe për Kolegjin Preka, Korçë, ku Xhoela Bame kreu shkollën e mesme", përmbyll Niko Peleshi.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Peshorja amerikane!
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128