Arrestimi i Jorgo Goros/ Kikia: Të hetohet edhe Prokuroria e Vlorës që nuk hetoi denoncimin e qytetarit

Duke komentuar rastin e arrestimit të kryebashkiakut në detyrës së Himarës, Jorgo Goro, gazetari Mentor Kikia i ftuar në “Open” në News 24, tha se në lidhje me falsifikimin e pronave duhet të hetuesit edhe prokuroria e Vlorës që nuk bëri asnjë hetim pas denoncimit të qytetarit për rastin e investimit strategjik të ish-deputetit Artan Gaçi.
“Të gjithë maskaradën dhe metodologjinë e falsifikimit të pronave që kanë shkatërruar pronarët e vërtetë, por mbi të gjitha kanë shkatërruar edhe perspektivën e zhvillimit ekonomik. Qeveria nëpërmjet ligjit për investitorin strategjik bën garantin për investitorët. Çfarë ndodh me qytetarët. Kur ai iu drejtuar Prokurorisë së Vlorës, nuk ndodhi asgjë. Kur drejtësisë iu drejtua një person që është në qendër të vëmendjes si Beleri, drejtësia vihet në lëvizje dhe ja ku jemi. U vu në lëvizje se është SPAK-u. Për mua duhet të hetohet edhe ai prokurori në Vlorë që nuk e konsideroi denoncimin. Të gjithë duhet të shkojnë në SPAK për të denoncuar”, tha Kikia.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


