Arrestohet 43-vjeçari në Sarandë, theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur në një dyqan

I gjendur nën masën e sigurisë ‘Arrest në Shtëpi” për veprën penale të kryer më parë “Plagosja e rëndë me dashje, një 43 vjecar nga Saranda ka thyer këtë masë sigurie duke kryer një tjetër vepër penale sic është ajo e vjedhjes.
NJOFTIMI I PLOTË:
Sarandë
Vodhi një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari, i cili kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Vjedhja".
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, në lagjen nr.4, Sarandë. Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- thuhet në njoftimin e policisë.
-
-
Arrestohet 50 vjeçari, policia i gjen 3 kg kanabis të tharë dhe fidanë
21 Shtator, 11:04
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

