Arrestohet 44-vjeçari në Pogradec/ “Tapë” në timon dhe pa patentë, goditi me grushte një person

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar.
Pas ndjekjes dhe ndalimit, rezultoi se burri jo vetëm ishte i dehur në timon, por edhe pa patentë. 44 vjeçari gjithashtu kishte goditur me grushte për motive të dobëta edhe një person tjetër.
“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. V., 44 vjeç, banues në Pogradec, pasi tek vendi i quajtur “Rrethrrotullimi i Pazarit”, teksa drejtonte automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, dhe është larguar. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe nga verifikimet e kryera pas kapjes, ka rezultuar se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, si dhe se për motive të dobëta, kishte goditur me grushte, një 35-vjeçar”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

