Blutë bastisin 3 lokalet në Milot dhe Laç, ishin kthyer në salla për lojëra fati! 3 të arrestuar

22 Prill 2026, 09:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Blutë bastisin 3 lokalet në Milot dhe Laç, ishin kthyer në

Policia e Shetetit ka finalizuar operacionin “Rastet”, nga ku janë zbuluar në Milot dhe në Laç 3 raste ku kishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri, si edhe në njërin prej tyre shtieshin e lëndë narkotike.

Si rezultat i operacionit kanë rënë në pranga 3 shtetas. Tre personat që janë arrestuar janë Shkëlzen Preni, Dorjan Medha dhe S. Sh., në kërkim është shpallur Pjetër Lleshi, pronari i  njërit prej ambienteve, dhe një tjetër është vënë nën hetim në gjendje të lirë, të gjithë pronarë ose administratorë të këtyre ambienteve.

Po ashtu blutë kanë bërë me dije se janë sekuestruar 15 makineta, 3 tavolina për lojën “Poker”, sasi lënde narkotike Kokainë, shumë parash, si dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

 Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Rastet”.

Operacioni u zhvillua pas informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Zbulohen në Milot dhe në Laç, 3 raste ku kishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri. 

Njëri prej ambienteve, gjithashtu i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 15 makineta, 3 tavolina për lojën “Poker”, sasi lënde narkotike Kokainë, shumë parash, si dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Arrestohen 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 (pronarë dhe/ose administratorë të ambienteve).

Bazuar në informacionet e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për disa raste ku ishin përshtatur ambientet për zhvillimin e lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Rastet”.  

Gjatë operacionit u zbuluan 3 ambiente të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, dhe u konstatua se te njëri prej tyre gjithashtu përdoreshin dhe shiteshin lëndë narkotike. Konkretisht, për këto raste:

-u arrestuan shtetasit Sh. P., 21 vjeç dhe D. M., 33 vjeç, dhe u procedua penalisht shtetasi S. Sh., 61 vjeç, pasi në një lokal në Laç, në pronësi të shtetasit të proceduar, subjekt i cili dyshohet se bashkadministrohej nga 2 të arrestuarit, u gjetën 8 makineta, 2 tavolina dhe sende të tjera për lojëra fati, si dhe sasi lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza;

-u arrestua shtetasi Y. V., 45 vjeç, pasi në lokalin e tij, në Milot, u gjetën 6 pajisje dhe sende me të cilat luheshin lojëra fati;

-u shpall në kërkim shtetasi P. Ll., 31 vjeç, pasi në një ambient në pronësi të tij, në Milot, u gjetën 2 makineta, 1 tavolinë dhe sende për lojëra fati. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, vijojnë në subjekte dhe në ambiente të ndryshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...

ide