Bosi i grupit kriminal Italian, arrestohet në Spanjë Nicola Rullo

31 Dhjetor 2023, 11:38 / BOTA ALFA PRESS

Bosi i grupit kriminal Italian, arrestohet në Spanjë Nicola Rullo

Nicola Rullo, një anëtar drejtues i Klanit Contini, që besohet të jetë krahu i djathtë i Ras Edoardo Contini është arrestuar në Spanjë.

Nicola Rullo i ka shpëtuar urdhrit të burgut në shtator të këtij viti. 

Ai u identifikua në bazë të informacioneve të marra dhe veprimtarisë hetimore të kryer nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Napolit që çoi në aktivizimin e njësisë qendrore Udyco të policisë spanjolle nëpërmjet Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor. 

Karabinierët arritën të ndiqnin lëvizjet e anëtarëve të familjes, gjë që i lejoi ata të rindërtonin dhe dokumentonin rrjetin e tij marrëdhëniesh dhe zakonet e tij dhe kështu e gjetën Rullon në një resort të njohur në Alicante, ku 53-vjeçari ishte strehuar për të paktën 20 ditë.

 

Po ndodh...

ide