Bosnje/ Nëna heroinë hidhet nga kati i tretë dhe notoi tre kilometra nëpër përrua dhe shpëtoi vajzën e saj

Lejla Zalihiq është një nënë heroike e cila u hodh nga kati i tretë i shtëpisë së saj, notoi tri kilometra nëpër përrua dhe shpëtoi vajzën e saj 13-vjeçare gjatë përmbytjeve katastrofike që përfshiu Buturoviq Poljne të Bosnjës. Siç shkruan Konjiçani, Lejla, vajza, bashkëshorti dhe vjehrra përfunduan në vërshime natën e përmbytjeve katastrofike dhe u shkatërrua shtëpia.
Pa orientim dhe me shumë lëndime në natën e errët, ata shpëtuan pas më shumë se tri kilometra largësi në liqenin e Jabllanicës.
Lejla ka plagë të dukshme dhe ndodhet në spital, ndërsa bashkëshorti dhe vajza janë mirë ndërsa kërkimet për vjehrrën vijojnë ende. “Sot kemi vizituar fqinjën tonë Lejla Zalihiq… Një histori, një traumë dhe një përvojë tmerri për një jetë. Zoti i mëshiroftë ata që nuk janë me ne pas kësaj tragjedie”, ka shkruar Arman Kurtiq.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128