Burg në fundjavë?/ Avokati Hoxha: Mbi 90% e të paraburgosurve janë në masën “arrest me burg”

25 Mars 2024, 18:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Burg në fundjavë?/ Avokati Hoxha: Mbi 90% e të paraburgosurve
Avokati Arbër Hoxha në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Special Report” nëABC News foli për ndryshimet e propozuara nga Ministria e Drejtësisë për Kodin Penal.

Ai u ndal te sugjerimi për burg në fundjavë, ku tha se ekziston në Kodin Penal ndonëse nuk është zbatuar. Ndër të tjera ai tha se mbi 90% e të paraburgosurve janë në masën “arrest me burg”.

Gjysmë liria është për dënime deri në 3 vite burg. Të rinjtë e dënuar me 3 vite burg, ta shlyejnë gjatë fundjavës. Për hir së vërtetës, institut ekziston në kodin penal.

Koha e paraburgimit konvertohet në kohë dënimi. Mbi 90% e të paraburgosurve janë në masën “arrest me burg”. Nuk është më shumë çështje ligji sesa çështje konceptuale e gjykatës. Duhet një ndryshim në konceptin e gjykatës. Në radhë të parë Kodi Penal, për veprat penale jo më rrezikshmëri të madhe sjell mbipopullim të burgjeve.

Burgu në fundjavë është benefit për të rinjtë, pasi nuk është e domosdoshëm të lejnë punët apo studimet.“, tha ai.

 

Po ndodh...

ide