Kandidatura e Braçes për Tiranën, zyrtari i PS e mohon: Aktualisht, kandidatja e PS është Manastirliu sepse është e sprovuar

Alfred Muharremi, këshilltar socialist i Bashkisë Tiranë, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se kandidatura e Erion Braçes për Bashkinë e Tiranës nuk ka krijuar shqetësim në Partinë Socialiste, por shtoi se Ogerta Manastirliu mbështetet nga PS-ja sepse është “e sprovuar edhe politikisht, edhe administrativisht”.
“Zoti Braçe ka një karrierë politike shumë të gjatë. Është një nga deputetët më të vjetër të Partisë Socialiste, ka 30 vite deputet, e di mirë se çfarë do të thotë jeta parlamentare, e di shumë mirë se ku janë shqetësimet e qytetarëve, ka qenë deputeti më i votuar në Qarkun e Tiranës. E di mjaft mirë se ku çalojnë të gjithë problematikat e qeverisjes vendore, por edhe qeverisjes qendrore. Është një kandidaturë legjitime, për mendimin tim, për aspirimin si çdo figurë politike e konsoliduar për të drejtuar Tiranën. Nuk ka krijuar shqetësim sepse absolutisht është më mirë kur ka dhe një garë brenda Partisë Socialiste. Organi më i madh i Partisë Socialiste, që është Asambleja Kombëtare do të vendosë nëse kjo kandidaturë do të përqafohet apo jo”, tha fillimisht Muharremi.
“Aktualisht që ne po flasim, kandidate për Bashkinë e Tiranës është Ogerta Manastirliu. Arsyeja është shpjeguar edhe nga kryetari i Partisë Socialiste, edhe nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Ajo është kandidate për shkakun e vetëm sepse në krye të Bashkisë së Tiranës duhet një njeri i sprovuar edhe politikisht, edhe administrativisht. Dhe për këto dy komponentë shumë të rëndësishme, Manastirliu është kombinimi më i mirë. Ajo ka drejtuar duke nisur nga Bashkia e Tiranës, me politikat sociale, duke vazhduar me drejtimin e QSUT-së dhe si ministre e Shëndetësisë, por edhe ministre e Arsimit, ku ka korrur sukses në lidhje me menaxhimin”, shtoi Muharremi.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128