Burgosi Erion Veliajn, qeveria e prokurorëve vlerëson me notë maksimale Ols Dadon

30 Tetor 2025, 12:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Burgosi Erion Veliajn, qeveria e prokurorëve vlerëson me notë

Me anë të një njoftimi për mediat dhe një postimi në rrjetin social “FaceBook”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka informuar mbi seancën plenare të mbajtur, ditën e djeshme.

Gajtë kësaj seance janë bërë vlerësimet etike për disa prokurorë, konkretisht kanë marrë vlerësimin “Shkëlqyeshëm” Mediana Meta, Pali Deçolli, Edina Kurti dhe Ols Dado. 

Çfarë bie në sy është emri i prokurorit që ka çuar në burg Erion Veliajn, Ols Dado.

Kujtojmë se pasi prokurori kërkoi burgim dhe "i’a dorëzoi" Veliajn gjykatës, përplasjet midis tij dhe ish-kryebashkiakut  kanë qënë jo të pakta, në sallën e gjyqit por edhe jashtë saj me komentet që ky i fundit ka bërë shpesh në drejtim të Dados. 

Veliaj i është drejtuar prokurorit edhe me epitete fyese si “Ols Kafka”, apo e ka akuzuar disa herë për gabime gjatë punës në shqyrtimin e çështjes së tij.

Kujtojmë se, prej 10 shkurtit 2025, Erion Veliaj ndodhet në ambientet e paraburgimit në Durrës. Prokuroria e Posaçme ka renditur 13 akuza që rëndojnë mbi të dhe 12 mbi bashkëshorten Ajola Xoxa. Gjithashtu, të akuzuar bashkë me ta janë disa kompani, bashkëpunëtorë të afërt, ish-deputetja Klotilda Bushka dhe disa OJF.

Njoftimi i plotë i KLP:

Tiranë, 29 tetor 2025 – Këshill i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme seancën plenare të radhës në prani të anëtarëve të tij, përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë dhe projektet OPDAT dhe EU 4JUSTICE.

Pasi u njoh me relacionet e përgatitura nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli miratoi verifikimin e pasurisë dhe figurës, të 2 (dy) kandidateve, znj. Trejsi Shehu dhe znj. Sixheljana Hoxha, për t’u pranuar në programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës, viti akademik 2025-2026.

Sipas relacionit të përgatitur po nga ky komision, Këshilli miratoi edhe përfundimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional pa vendim përfundimtar, për prokuroren Mirela Zavalani.

Gjatë seancës së sotme, Këshilli miratoi 4 (katër) raporte të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorët Mediana Meta, Pali Deçolli, Edina Kurti dhe Ols Dado. Këto raporte u miratuan me vlerësimin “Shkëlqyeshëm”.

Po ndodh...

ide