Rrëzohet nga kati i tretë i kantierit, 51-vjeçari në gjendje kritike

11 Dhjetor 2025, 12:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rrëzohet nga kati i tretë i kantierit, 51-vjeçari në

Një burrë 51-vjeçar shqiptar është shtruar në spital në gjendje kritike pas një aksidenti në punë dje, në një kantier ndërtimi në rrugën Ellinos Stratiotou në Patra.

Sipas informacioneve nga mediat e huaja, punëtori dyshohet se ka rënë nga kati i tretë në një bosht të zbrazët ashensori, duke rezultuar në lëndime të rënda.

Ai u transportua me ambulancën drejt Spitalit Universitar të Patrës, ku po trajtohet i intubuar në repartin e kujdesit intensiv.Policia vazhdoi me arrestimin e mbikëqyrësit të projektit, i cili më pas u lirua.

Po ndodh...

ide