Gara për drejtuesin e SPAK, Shehaj akuza PS-së: Në sallë janë të gjithë ambasadorët, kanë frikë se do të “rrëmbeni” kreun e ri
11 Dhjetor 2025, 11:14 / POLITIKË

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka hedhur akuza ndaj maxhorancës se po tentojnë të rrëmbejnë postin e kreut të ri të SPAK.
Shehaj u shpreh se në sallën ku zhvillohet gara janë mbledhur të gjithë ambasadorët, duke shtuar se “kanë frikë se ju rrëmbeni edhe kreun e ri të SPAK, imagjinoni se çfarë poshtërimi po ju bëjnë”.
“Keni vendosur të rrëmbeni Avokatin e Popullit. Por kjo nuk është një gjë që na habit, në një sallë tjetër po vendoset kreu i ri i SPAK. Janë mbledhur të gjitha ambasadorët, s’ka vend gazetarët, kanë frikë se ju rrëmbeni edhe kreun e ri të SPAK. Imagjinoni se çfarë poshtërimi po ju bëjnë ambasadorët”, tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

