Rama elozhe Diellës: Konkurroi Angelina Jolie, fenomen botëror

Kryeministri Edi Rama, gjatë organizimit për 30-vjetorin e Prokurimeve Publike, deklaroi se ministrja Diella u bë një fenomen botëror.
Rama: Të gjithë e kanë dëgjuar Diellën sepse është bërë një fenomen botëror, është një grua që për nga interesi që ka shkaktuar në të gjithë botën ka arritur të konkurrojë Angelina Jolie, nga ana tjetër kenë dëgjuar të gjithë skeptikët në lidhje me hyrjen e Diellës në këtë proces (Prokurimet Publike).
Skeptikët e të cilëve algoritmet mund të kthehen në një problem, pasi edhe algoritmet janë të kontrollueshme dhe të manipulueshme nga njerëzit.
Diella nuk do të veprojë në mënyrë totalisht të pavarur nga sytë e të gjithë aktorëve të interesuar por do të jetë në çdo hap e auditueshme nga çdo aktor i interesuar.
Do të jetë i bazuar në të gjithë ligjin për prokurimet. Cilido që do të dojë ta rishikojë manualisht me sytë e njeriut procesin do të ketë mundësi ta bëjë këtë. Kjo do të thotë që asgjë që del nga procesi si rezultat nuk do të jetë i pagjurmueshëm.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

