Automjetet koreane marrin pjesën më të madhe të tregut vendas

Tregu i automjeteve në vend vijon të zgjerohet dhe të diversifikohet. Sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti janë regjistruar mjete me origjinë nga një sërë vendesh prodhuese, mes tyre disa prej ekonomive më të mëdha të industrisë automobilistike.
Kryesimin e regjistrimeve e mban Republika e Koresë, me 21,4% të totalit të mjeteve të regjistruara. Italia dhe Gjermania renditen përkatësisht me 15,4% dhe 15,6%, duke dëshmuar se prodhuesit europianë vazhdojnë të mbajnë një pozicion të fortë në treg.
Rritje të dukshme paraqet edhe prania e mjeteve me origjinë nga Kina, e cila zë 9,1% të regjistrimeve, ndërsa Zvicra përfaqësohet me 8,4%. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasojnë me 8%, duke ruajtur një pjesë të qëndrueshme të tregut.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
