Piloti i Mercedesit i kënaqur: Podiumi, perfekt për ekipin
16 Mars 2026, 23:44 / SPORT

Suksesi në Sprint dhe vendi i dytë në Çmimin e Madh bënë që Xhorxh Rasëll të largohej nga Kina i kënaqur, pasi mbetet lideri i Botërorit 2026 në F1.
Piloti i Mercedesit përgëzoi shokun e skuadrës, Kimi Antonelin, ndërsa pas garës në Shangai deklaroi:
“Së pari, urime për Kimin. Ai po piloton në mënyrë fantastike dhe jam i lumtur që jam në podium bashkë me të dhe me Hamiltonin. Përsëri patëm disa probleme në nisje dhe Ferrarit na kaluan, por arritëm sërish të bëjmë një dopietë për ekipin.
Sot (dje) nuk mund të kërkonim më shumë se kaq. Për momentin kemi një avantazh të mirë, pas qershorit… do të shohim. Prandaj duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë moment”, tha Rasëll.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
Nga Alesia Balliu
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Nga Arbër Hitaj
Sovranizmi si gjethe fiku
Nga Namir Lapardhaja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128