Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

16 Mars 2026, 22:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari Roland Qafoku, i ftuar në emisioni “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, duke folur për zgjedhjet që pritet të mbahen brenda Partisë Demokratike  tha se Ervin Salianji do të kandidojë për kryetar të PD-së.

Qafoku: Tre nga këta janë anëtarë të kryesisë. E tha edhe doktori. Nëse përmend këtu të gjithë, jo vetëm anëtarët e Partisë Demokratike dhe militantët, por edhe njerëz të thjeshtë që s’kanë lidhje me politikën, i njohin emrat e tyre, si Ervin Salianji, Alesia Balliu, Dashnor Sula, Gens Deromema, Bledi Sulaj dhe Agron Shehaj.

Ilir Alimehmeti: Ervin Salianji, nuk e di që është larguar.

Qafoku: Jo, nuk është larguar. Madje informacionet që kam janë se ai do të jetë kandidat zyrtar për kryetar të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike ka njoftuar ditën e sotme se më 23 maj do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë.

Ky vendim u mor në mbledhjen e Kryesisë, ndërsa procesi zgjedhor do të paraprihet edhe nga votimet për drejtuesit e degëve në të gjithë vendin.

Sipas vendimit, zgjedhja e drejtuesve të degëve do të zhvillohet më 30 prill. Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, demokratët do të votojnë edhe për strukturat e tjera drejtuese.

Ndërkohë, më 6 qershor do të mbahet Kuvendi i ri Kombëtar i Partia Demokratike e Shqipërisë.

Po ndodh...

ide