Rizgjedhja e Berishës/ Abilekaj: Duan të rrinë në opozitë. Haxhiu: Doktori është themeluesi dhe shfarosësi i PD-së

16 Mars 2026, 22:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Rizgjedhja e Berishës/ Abilekaj: Duan të rrinë në

Kryesia e PD-së vendosi sot që të mbajë zgjedhjet për kryetarin më 23 maj, kur deri tani dihet se kryetari aktual Berisha do të rikandidojë. Analistët Enton Abilekaj dhe Baton Haxhiu, duke komentuar rizgjedhjen e Berishës, siç pritet, thanë se ky nuk është një lajm i mirë për një parti që kërkon të vijë në pushtet, por që të mbetet në opozitë.

Enton Abilekaj: Skualifikimi i Salianjit është lajmi keq, por nuk e di sa do t’i shërbejë PD për të ardhur në pushtet. Por i shërben për të qenë në opozitë. Berisha do të jetë kandidat do të fitojë dhe PD do të jetë ajo që është.

Edhe po u emërua një kandidat, nëse do të lejojë Salianjin, që mendojnë se është mendim ndryshe, mund të kishte një garë, por nëse aty do të kishte kandidatë të emëruar, mendoj se është kot.

Përjashtimi i Salianjit është lajm i keq. Nuk bashkohet kështu PD, nuk reformohet nuk del një PD e re. Duan të rrinë në opozitë.

Baton Haxhiu: Ajo që dua të them është: Nuk e di të bëj një monolog se sa e keqe është kjo, se rezultati dihet. Po të bëj monolog do të thoja. Doktori është themeluesi i PD dhe shfarosësi i PD-së. Ku është problemi. Nuk është se doktori është në krye të PD. Nuk do që PD të reformohet, që të fitojë. Gabimin më të madh që Doktori e ka bërë në 2013 kur vendosi trashëgimtarin në një betejë formale. Kjo është përsëritur si kulturë në PD, hajde të mbajmë zgjedhje. A i bënë primaret? Askush nuk doli. Më vjen keq që PD të përfundojë ashtu.

Po ndodh...

ide