Seanca maratonë, Berisha-socialistëve: Lepuri Surrelit nuk merr dot asnjë firmë! Pse tërhoqëm firmat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi sot në seancën plenare arsyen e pse demokratët u tërhoqën nga zgjedhja e Avokatit të Popullit.
Berisha tha se opozita veproi në përputhje me Kushtetutën dhe Komisionin e Ligjeve.
“Vendimi i Komisionit të Ligjeve ishte i qartë, nuk pranohen sepse janë vendosur firma, i njëjti deputet ka firmosur disa kandidatë dhe tani ju , me qënë se ju duhet patjetër që ai që Këllicci e quajti lepri surrelit por unë dua ta quaj Opozita që duam, kishte marrë firma dhe tani përmbysni vendimin e Komisioni i Ligjeve, ju përmbysni vendimin tuaj vetëm e vetëm të grabisni avokatin e popullit.
Komisioni i ligjeve vendosi që nuk mund të ketë më shumë se një të drejtë kandidat për ccdo deputet, në reskept të saj ne tërhoqem votat”, tha Berisha.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
