“‘Injorant’, e ka fjalori i gjuhës shqipe” Peleshi i kthehet Nokës: Edhe etikën e ka!

Një incident u shënua gjatë fjalës së kreu të Grupit të PS-së, Taulant Balla në Kuvend. Teksa po fliste për Avokatin e Popullit, në një moment deputeti demokrat Flamur Noka i thotë “injorant”, gjë që shkaktoi edhe reagimin e Ballës, i cili ndërpreu fjalën dhe më pas kërkoi që të nxirrej jashtë.
“Ky zotëria duhet të dalë përjashta, unë e ndërpres fjalën. Derisa të dalë ky jashtë”, tha Balla.
Më herët, gjatë fjalës së tij, Balla i ironizoi demokratët për situatën e krijuar për Avokatin e Popullit. Ai tha se folësit demokratë më herët në Kuvend kërkuan ndryshimin e rendit të ditës, por asnjëri prej tyre nuk dha asnjë argument se përse do të duhej që të bëhej një gjë e tillë.
Ai iu drejtua duke iu thënë që nëse flisni për lepuj duhet të përmendin edhe zagarë.
“Njëri i bie patkoit, e tjetri gozhdës. Asnjeri nuk ka sqaruar se përse kjo çështje duhet të ikë nga rendi i ditës. Dëgjova batuta, tallje, njëri fliste për lepuj, por po hytë te lepujt duhet të flisni edhe për zagarët. Se lepurin në pritë e nxjerr zagari. Po i hytë këtij diskutimi bujrum se do t’ju lexoj unë listën.”, tha ai.
Më tutje, ai shtoi se demokratët po tallen me Besim Ndregjonin, kandidat për postin e Avokatit të Popullit.
“Ti flet për lepuj unë do të flas për zagar. Prandaj ta tregoj unë. Ju thatë këtu se në letër keni cituar progres raportin, thoni aty se depolitizimi…më vjen keq se talleni me një të persekutuar politik se besim Ndregjoni., keni vite me radhë që e gënjeni se e dini se Ndregjoni nuk zgjidhet dot se nuk e lë ligji se ka mbushur 71 vjeç. Nuk të lë ligji Ju talleni me kalanë. Ti s’merr vesh nga ligjet por ta shpjegoj unë.”, tha Balla.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
