Dëmtoi me thikë të vëllanë e mitur, 19-vjeçarja dërgohet në spitalin psikiatrik! Ja si është gjendja e 7-vjeçarit

15 Mars 2025, 12:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dëmtoi me thikë të vëllanë e mitur, 19-vjeçarja

Një 19-vjeçare është proceduar penalisht pasi ka dëmtuar me thikë vëllain e saj të mitur.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në banesën e motër e vëlla në Shkodër.

19 vjeçarja me iniciale B. M., është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme, pasi vuan nga shëndeti mendor.

Ndërsa vëllai i saj 7-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ditën e djeshme në banesën e saj, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasja B. M., është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme, pasi vuan nga shëndeti mendor”, njoftimi i policisë.