Zbulohet një banesë në Tiranë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza lëndëve narkotike, prangoset 30-vjeçari

15 Mars 2025, 12:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbulohet një banesë në Tiranë që shërbente

Policia ka zbuluar një banesë në Tiranë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit, blutë arrestuan në flagrancë pronarin e banesës, 30 vjeçarin me iniciale S. R..

Brenda shtëpisë mësohet se janë gjetur 1 kg e 276 gram kanabis, kokainë dhe 1 pershore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

DVP Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Drug base”.

Zbulohet një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen 1kg e 276 gram lëndë narkotike kanabis, sasi lënde narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, arrestohet poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës së panderprerë për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Drug base”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. R., 30 vjeç, banues në Tiranë .

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. R., shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kg e 276 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, lëndë narkotike kokainë dhe 1 pershore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.