Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

15 Mars 2025, 11:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Kryeministri Rama, gjatë podcastit të tij "Flasim" tha se mund ta mbyllte shumë shpejt këtë histori poshtëruese diskriminuese që sipas tij ndodh në kufij me shqiptarër. Rama sërish kërkoi votën e qytetarëve duke thënë se mund t’i sigurojë çdo shqiptari pasaportën europiane të Shqipërisë 2030 për të pasur liri dhe mundësi të njëjta me qytetarët e tjerë të Europës. Ai shtoi se për këtë i duhet një mandat tjetër.

"Të dashur miq, bashkëqytetarë bashkëatdhetarë që po më ndiqni tani. Ne mund ta mbyllim shumë shpejt këtë histori poshtëruese diskriminuese. T'i mos i japim më llogari një polici në aeroport dhe kur do ikim. Ne mund t’i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën 2030. Në këtë pasaportë duhet të shtohet dicka themelore. Europian Union Republic -Albania. Na duhet jo thjesht një mandat i 4, kush e do pasaportën e BE-së ka vetëm një mundësi dhe vetëm një rrugën, me votën e bashkuar dhe ne do ta pajisim brenda kësaj dekada europiane. Me pasaportën e BE-së, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë mund të studiojnë.

Me pasaportën e BE, çdo ambasadë e BE i vjen në ndihmë kudo ku ndodhet një shqiptar apo shqiptare që zotëron pasaportën e BE nëse nuk ka aty pranë një ambasadë shqiptare. Ky është horizonti ynë i mandatit të katërt i konkretizuar, sot ju ftoj në një maratonë ekskluziv i këtij podcasti me ata dhe ato që i janë bashkuar skuadrës sonë kombëtare për fitoren e 11 majit dhe që janë pjesë e përpjekjes së re së PS për të qenë një parti e re për Shqipërinë në BE. PS 2030, për Shqipërinë në BE", tha Rama.

 

Po ndodh...