Ditë zie në familjen e Rudina Xhungës, ndërron jetë nëna e gazetares së njohur

4 Prill 2026, 09:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ditë zie në familjen e Rudina Xhungës, ndërron jetë

Vangjeli Xhunga, nëna e gazetares së njohur Rudina Xhunga, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, datë 4 Prill. Lajmin e trishtë e konfirmon familja dhe media që drejton gazetarja.

"Sot u nda nga jeta Vangjeli Xhunga, mamaja e drejtueses se Dritare TV, Rudina Xhunga. Pershendetja e fundit me te, per te afermit, do te jete sot ne ambientet e Funeral Home Alba, rruga e Durresit", thuhet në njoftim.

Ndërkohë, familja njofton se përcjellja e fundit e zonjës Vangjeli Xhunga do të bëhet nesër, në orën 11:00, nga ambientet e shtëpisë mortore "Alba" drejt varrezave të Tufinës, në Tiranë.

Redaksia e newsbomb.al i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Xhunga, koleges Rudina dhe dy motrave të saj, për ikjen e gruas fisnike dhe nënës së tyre të dashur, Vangjelisë.

Po ndodh...

ide