Shkelje në karburante e instalime elektrike/ ISHTI gjobit 40 subjekte, vlera e masave administrative arrin në 16.85 mln lekë

15 Mars 2025, 11:18 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Shkelje në karburante e instalime elektrike/ ISHTI gjobit 40 subjekte,

40 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industral gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN, vlera totale e masave administrative arrin në 16.85 mln lekë, ndërkohë që disa prej shkeljeve të konstatuara lidhen me ushtrimin e veprimtarisë jo në përputhje me kërkesat ligjore dhe teknike, mungesë të dokumentacionit të nevojshëm apo refuzim të kontrollit.

Po ashtu, shumë prej subjekteve janë penalizuar, pasi nuk kanë plotësuar në kohë detyrat e lëna nga inspektorët, ndërsa pjesë e penalizimeve me gjobë janë edhe subjektet që tregtojnë karburant jashtë normave të lejuara. Kështu në një rast është konstatuar përmbajtja e squfurit 41.9 mg/kg, teksa norma e lejuar maksimale është 10.0 mg/kg.

Në një rast tjetër, në produktin gazoil ka rezultuar me shmangie e standardit të pikës së flakërimit, nga 41.0°C, që është norma minimale e lejuar, në 55°C. Ndërsa nuk mungojnë as rastet kur subjektet kanë refuzuar kontrollet nga inspektorët e ISHTI.

Vlerat e gjobave janë të ndryshme, në varësi të shkeljeve të konstatuara, duke variuar nga 50 mijë, që është më e ulta, në 1.5 mln lekë që është më e larta./SCAN

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128