U arratis drejt Greqisë pasi abuzoi seksualisht me 10-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohet në Kakavijë 17-vjeçari!
4 Prill 2026, 12:12 / AKTUALITET

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar këtë të shtunë një 17-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.
Sipas raportimeve nga policia, 17-vjeçari u kap në pikën kufitare Kakavijë, pasi tentoi të arratisej.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan një 17-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ky shtetas, në prani të dy shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kakavijë, në hyrje të RSH-së.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
